Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në inagurimin e qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të hapë një faqe të re në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qendra e re do të jetë një vatër e zhvillimit dhe nxitjes së teknologjisë në fushën e sistemeve të mbrojtjes.
“Kësaj qendre që do t’i bashkohet edhe agjencisa e re e ekselencës është një bërthamë që premton shumë. Janë vajzat dhe djemtë që sot takuam, është gjenerata e tyre që edhe në Shqipëri ka plot talente të cilave edhe kjo qendër i referohet përtej kufirit të perimetrit të forcave të armatosura. Qëllimi është që FA tona dhe ushtria e sistemi ynë i mbrojtjes të bëhet një vatër e zhvillimit dhe nxitjes së teknologjisë”– tha Rama. Mes të tjerash, kryeministri bëri me dije se motivimi financiar për efektivët e Forcave të Armatosura do të vazhdojë pasi do të ketë sërish rritje të pagës së tyre edhe këtë vit.
“Tek sistemi i mbrojtjes shumë vende të tjera kanë një sistem shumë produktiv për zhvillimin teknologjik. Mos harrojmë që vetë internet krijesën e parë e pati në systemin e mbrojtjes së SHBA-ve. Paralelisht me këtë process po ecim me procesin e rritje e mbështetjes së motivimit financiar të Forcave tona të Armatosura. Për herëë të parë pagat e forcave tona të armatosura rriten çdo vit dhe do rriten edhe këtë vit në mënyrë të ndjeshme sepse qëllimi ynë nuk është thjesht Sot ndryshe nga jo shumë vite më parë kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit. Por kjo nuk është thjesht një mbështetje për atë që kemi sot por për atë që duam të kemi nesër. Duke parë këtë bërthamë kaq premtuese vjen natyrshëm edhe nevoja për të rritur motivimin financiar të studentëve të akademisë, të nxënësve që shikojnë mundësinë e një prespektive në FA. Për më tepër për të gjithë ata studentë qofshin në sistemin e mbrojtjes apo atë universitar që kanë diçka për t’I dhënë këtij vendi, duhet të marrim masat tona edhe për motivimin e tyre financiar”– u shpreh kreu i ekzekutivit.