Meriton Mjekiqi ditën e sotme i ka kërkuar Heidi Baçit që të dalin në nominim “kokë më kokë” me njëri-tjetrin gjatë primet të mbrëmjes së nesërme (13 prill), në “BBV”.

“Je shumë i fiksuar” -i tha banorja, duke mos pranuar të bënte një pakt me moderatorin.

Teksa Meritoni i zgjati dorën Heidit që ta pranonte kërkesën e tij, Romeo Veshaj u shpreh i gatshëm që të dilte ai në një nominim “kokë më kokë” me banorin, megjithëse ky i fundit nuk pranoi.

“Merru me burra” – i tha Romeo, ndërsa konkurrenti u shpreh: “Pas kësaj do të dal me ty, të betohem”.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Pse si thua Heidit që ti e nxjerr jashtë Meritonin, zgjate dorën dhe dilni në nominim “kokë më kokë”

Egla: Çfarë duhet ti them Heidit?

Meritoni: Jepja dorën Meritonit, nxjerre jashtë sepse je më e fortë (Egla e përsërit pas Meritonit)

Egla: Ajo nuk është budallaqe që të bëjë çfarë ti thonë të tjerët

Meritoni afrohet dhe i shtrin dorën Heidit (Heidi qesh)

Heidi: Je shumë i fiksuar

Romeo: Merru me burra

Meritoni: Pas kësaj do të dal me ty, të betohem

Romeo: Vërtetoje se shqiptari merret me burra

Meritoni: Pas kësaj

Romeo: Je i dobët

Heidi: Do ta jap një herë tjetër