Interi ka një çështje të hapur sa i takon të ardhmes së Denzel Dumfris. Mbrojtësit holandez i skadon kontrata në verën e vitit 2025, por Interi kërkon që t’ia rinovojë kontratën për të mos e humbur si lojtar me 0 euro.
Për këtë arsye, drejtuesit i kanë propozuar një kontratë të re deri në vitin 2027 me rrogë vjetore 4 milionë euro në sezon. Tani topi i takon lojtarit holandez, i cili nuk ka pasur një sezon protagonisti dhe po e mendon mirë përgjigjen. Ai ka kohë deri në maj për të vendosur. Në rast se do të jetë përgjigje negative, sigurisht që do të dalë në merkato.
Në verë zikaltrit duan që ta shesin për të siguruar të ardhura në mënyrë që të kërkojnë një tjetër lojtar në krah. Kjo është një temë që duhet zgjidhur patjetër për të mos pasur pasoja ekonomike. (PANORAMASPORT.AL)