Dashi

Do të jeni mjaft të përkushtuar në realizimin e marrëveshjeve të reja, të cilat prej shumë javësh ju kanë shqetësuar. Mos i vendosni vetes asnjë limit, por propozoni strategji alternative.

Demi

Kjo është një ditë e cila do ju gjejë mjaft të zënë me punë. Do të jeni të detyruar që të rishikoni disa projekte tuaja dhe të riorganizoni totalisht planin tuaj të veprimit. Në dashuri këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv.

Binjakët

Po përballoni një rrugëtim, i cili do ju çojë në një rritje të rëndësishme si nga pikëpamja profesionale edhe ajo sentimentale. Disa zgjedhje tuaja do të jenë vendimtare për realizimin me sukses të një projekti të ri.

Gaforrja

Duhet të jeni të kujdesshëm dhe të përqendruar në vendin tuaj të punës, pasi ky është momenti më i mirë për të rimarrë në dorë të gjithë projektet që keni lënë pas dore prej kohësh. Tregohuni të kujdesshëm në raportet ndërpersonale, pasi një keqkuptim i vogël, mund të kthehet në një problem të madh.

Luani

Kjo e enjte do të jetë mjaft interesante për të ndryshuar të gjitha aspektet e rutinës tuaj, të cilat nuk ju kënaqin aspak. Kjo ditë ju fton të jeni më të kthjellët dhe të lini mënjanë të gjitha tensionet e kota, të cilat në vendin e punës do të kenë ndikim negativ në zhvillimin e aktiviteteve tuaja.

Virgjëresha

Dita do të jetë mjaft e favorshme për dashurinë, ku më në fund do të keni mundësi që të zyrtarizoni një histori dashurie dhe do mund të vendosni objektivat në çift. Këshillohet që të mos jeni shumë autoritar dhe të lejoni që partneri/ja juaj të shpreh mendimin siç e gjykon.

Peshorja

Nuk duhet të jeni shumë xheloz ndaj partnerit/es, pasi tensionet e periudhës së fundit mund të ushqejnë mosmarrëveshje në çift. Propozimet e mira duhet të vlerësohen me më shumë kujdes, sidomos kur sjellin ndryshime të mëdha.

Akrepi

Kjo ditë do të jetë mjaft e rëndësishme për të mbyllur përfundimisht raportet nervoze dhe që ju bëjnë të palumtur. Është e rëndësishme që të rigjeni qetësinë, kështu që mundohuni të rrethoheni nga njerëz pozitiv, të cilët janë të gatshëm që t’iu dëgjojnë. E enjtja favorizon projektet e reja.

Shigjetari

Në këtë moment konfuzioni, është e rëndësishme që të mos merrni vendime të nxituara në dashuri, për shkak se mund të shkojnë kundër ndjenjave tuaja të vërteta. Duhet të jeni të sinqertë me veten dhe me personin që pëlqeni. Parashikohen mundësi shumë të mira për të çuar përpara propozime të reja në vendin e punës.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që të shprehni hapur krijimtarinë tuaj si dhe të merrni rezultate të mëdha. Mos lini pas dore raportet ndërpersonale, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të rivendosni harmoninë dhe qetësinë në raportet tuaja.

Ujori

Yjet ju sugjerojnë që të jeni më kurajoz dhe të shprehni pa mëdyshje të gjitha dëshirat dhe nevojat tuaja, si në familje edhe në dashuri. Tregohuni të matur me projektet që nuk janë shumë urgjente.

Peshqit

Ky është një moment shumë i mirë për të kapërcyer një fazë të rënies emocionale. Do të bëni ballafaqimin e duhur me partnerin, por edhe me familjen dhe kolegët. Nga pikëpamja profesionale do të merrni përgjigje të rëndësishme.