Mançester United ka katër futbollistë në listën e 10 yjeve anembanë botës, vlera e të cilëve ka rënë më shumë.

“Djajtë e kuq” aktualisht janë në vend të gjashtë në renditjen e Premier League, ndërsa kanë pasur një sezon zhgënjyes nën drejtimin e Erik ten Hag.

Skuadra ka arritur në gjysmëfinalet e Fa Cup, por nëse nuk arrin të paktën në vend të pestë, humbet pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Dhe ndërsa të rinjtë Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund kanë qenë në formë të shkëlqyer këtë vit futbollistik, ka pasur një numër yjesh në skuadrën e holandezit që kanë zhgënjyer.

Transfermarkt ka regjistruar vlerat e transfertave të lojtarëve nga futbolli botëror nga 1 Korriku 2023 deri aktualisht, raporton The Sun.