Shtypi ka publikuar me pesë muaj vonesë një ngjarje e cila ngre pikëpyetje të forta për integritetin e zyrtarëve të lart të shtetit shqiptar. Burri I Ministres Delina Ibrahimi është konfrontuar fizikisht me Drejtorin e një Agjencie në varësi të gruas së tij, pasi e ka thirrur ti shkoj tek biznesi I vet për tu “sqaruar”.

Nuk po I hy shumë detajeve të mjetit prerës as të mbylljes së çështjes nga drejtësia, por ajo që mbetet hapur është integriteti I atyre që qeverisin.
Nuk do kisha reaguar po të mos lexoja arsyetimin e Delina Ibrahimit, e cila e trajton çështjen sikur ish zyrtari I saj I paska shkuar tek biznesi I burrit per sherr dhe lë të kuptoj që nuk e ka thirrur burri I vet.

Në fakt e ka thirrur burri I vet, dhe një burrë ministreje që thërret zyrtarët e saj në takime informale janë një problem I madh për qeverinë dhe qeverisjen.

Së dyti ajo që është dhe më e rënd në deklarimin e saj është fakti që ajo thotë se nuk e ka hequr nga drejtor as ajo, as pasardhësi I saj për disa muaj.

Tani nëse ky drejtoi I Agjencisë së Trajtimit të Kredive, ka shkuar vet tek biznesi I burrit ministres dhe janë përleshur fizikisht , atëherë minimalisht duhej shkarkuar nga detyra atë ditë dhe të çohej para drejtësisë.

Fakti që e kanë marrë me të mirë derisa kanë mbyllur çështjen dhe pastaj e kanë hedhur në rrugë, është dëshmi e plot e faktit që burri I ministres është përgjegjës në atë konflikt dhe pavarësisht shkallës së lëndimit fizik, ai ka cenuar rënd integritetin e administratës shqiptare.

Ato që zonja Ibrahimi I përmend ai argumente pro saj, në fakt janë kundër saj. Në momentin që ka ndodhur konflikti ajo duhet t’ia kishte raportuar atë qeverisë dhe duhet të sillej si ministre dhe jo si gruaja e njërit që bën sherr rrugëve. Ose shkarkonte zyrtarin në varësi, ose merrte përgjegjësinë për aktin e burrit të saj.

Kjo historia që nuk e paska hequr nga puna është shumë e rënd.

Akoma dhe më e rënd fakti që burri I saj thërret ish zyrtarët në takime për tu “sqaruar” si I forti I lagjes. Shkëlzen Berisha ka pas zyrë private në pushtet ku thërriste njerëzit e shtetit dhe u jepte detyra. Tani është e tepërt të kemi burra ministresh që të japin dhe dru ose poste.

Të tjerat nuk kanë ka rëndësi, nëse e ka qëlluar me thikë, nëse nuk e ka zënë thika, apo janë rrahur me grushte.

Nuk di sa është lënduar viktima e burrit të ministres apo vet burri I ministres nga ai banalitet, por shteti është dukshëm I plagosur.