Aktorja Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “BBV”.
Çdo gjë filloi pasi banorja u shpreh se nuk duhet të përmendin më konkurrentët që kanë dalë nga shtëpia, sepse është paburrëri.
Romeo i tha aktores: “Tani u kujtove ti kur i ke përmendur që 100 ditë?”
“Po ik o kalama kopshti, rritu. Je i vobektë fare në biseda edhe në debate” – iu drejtua Egla aktorit, i cili duke e injoruar i tha banores se mund të jetë i varfër dhe jo i vobektë, megjithëse kjo e fundit u shpreh se është e njëjta gjë.
“Të duket vetja burrë se ke lënë dy okë mustaqe. Ik grisu” – i tha Egla e revoltuar, ndërsa vazhdoi duke e ofenduar banorin: “Me të shpjeguar fjalën i vobektë unë ty! Ti je idiot more, je idiot nga koka te këmbët”.