Protesta e Rithemelimit sot para Bashkisë së Tiranës, veç militantëve, u braktis edhe nga Ilir Meta.
Ndryshe nga një javë më parë, Meta nuk preferoi që t’i bashkohej protestuesve të thirrur nga Argita Malltezi, e cila kërkon lirimin e babait të saj.
Mbetet për t’u parë nëse Meta është tërhequr si zhgënjim nga tkurrja e numrit të militantëve nga protesta në protestë apo mos ndoshta është duke xhiruar videon e radhës te hekuri mbi kodrat e Tiranes.