Ina Pojani nuk është bërë pjesë e podcastit “Mekast”, për shkak të problemeve shëndetësore.
Megi Pojani: Nuk e hapte dot programin me ne dhe është shumë e mërzitur për këtë. Ajo na ka dërguar një mesazh, ka diçka për të thënë.
Ina Pojani: Motra mblidhini forcat dhe vazhdoni përpara dhe vazhdoni të bëni revolucion ashtu siç dini vetëm ju ta bëni. Unë do bëhem edhe më mirë dhe do jem pjesë e “Mekast” shumë shpejt. Tung.
Marsi Pojani: Dhëmballa ka patur dhimbje të tmerrshme dhe hoqi katër përnjëherë.
Megi Pojani: Sa vuan me gojën e shkreta!
Marsi Pojani: Ka pasur gjithmonë probleme.
Megi Pojani: Gojë skraparlliu.
Marsi Pojani: Si është goja e skraparlliut?
Megi Pojani: Është fisi i gjyshes sonë nga mami. Dhëmbët nuk janë pika e tyre më e fortë. Kanë një rreth dhëmbësh, pra unaza e dhëmbëve është shumë e ngushtë dhe kur qeshin kanë një rreth, një unazë shumë të ngushtë dhe kur qeshin e kanë shumë të hapur, domethënë hapësira mes gojës…