Projektligji për prefektin e qarkut ka përplasur ministrin e Brendshëm Taulant Ballën dhe deputeten demokrate, Dhurata Çupi.
Balla: Ligji për refketim dhe ndryshimet që kemi sjellë te ky ligj, do të kërkoja dhe reflektimin e kolegëve të opozitës, të cilët në komision nuk e votuan me shpresën që për çështje të kësaj natyre edhe ndasitë të kemi t’i tejkalojmë, sepse mendoj se çështjet për të cilat Ministria e Brendshme ka ardhur në Kuvend për të kërkuar votën tuaj kanë të bëjnë me shqetësime dhe qasje që na takojnë të gjithëve.
Duam ta përforcojmë rolin e prefektit në nivel vendor, si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në territor, duke rievidentuar kompetencat, të rrisim eficencën, të konsolidojmë performancën, por duke i shkuar me intensitet qasjes tonë për një qeverisje më pranë qytetarëve. Pas 7 vite e gjysmë, që nga momenti që është bërë ligji, ka qenë koha e nevojshme për të bërë disa nga rregullime. Prefekti duhet të jetë më aktiv me kompetenca më të cilësuara dhe besoj që duke përcaktuar qartë aktet normative vendore.
Do të vij shumë shpejt në Kuvend për të kërkuar mbështetjen tuaj për një ligj sa i përket mbrojtjes ndaj zjarrit dhe shpëtimit. Ku brenda në qeveri po kërkoj më shumë mbështetje sa i përket njësive të qeverisjes vendore, për gjithë infrastrukturën e mbrojtjes ndaj zjarrit, Vitin e kaluar kemi pasur një situatë tejet të vështirë, edhe pse të krahasohemi me fqinjët do të thoshim “ia hodhëm paq”.
Por përsëri e dimë që edhe këtë vit ka filluar që në mars, ku duhet të kemi një mesazh të gjithë së bashku ndaj keqbërësve që vendosin zjarr me dashje, ndaj atyre që frymëzojnë e më keq akoma që marrin në mbrojtje, sa shkojnë deri aty sa i jepet edhe natyrë politike arrestimeve që bën policia kundrejt zjarrvënëvse. Duhet të jetë marrëveshje e pashkruar që ne duhet ti ndëshkojmë të gjithë ata që vendosin zjarr. Zjarri në Pishporo, kemi pasur disa prej arrestimeve dhe dyshimet e mia që i kam bërë publike, është për pronarë tokash në atë zonë që i gënjën mendja se duke i vendosur zjarrin zonës së mbrojtur do të kenë shpresë për të marrë leje për ndonjë fotovoltaik, në burg duhet të shkojë kushdo që vendos zjarr.
Çupi: Si e ka përmbushur rolin e vet ligjor prefekti i Shkodorës, a ka lidhje me krimin dhe bandat, a e ka raportuar kanabisin? Jam i sigurt që përgjigjet janë negative, sepse institucioni i prefektit është kthyer në institucion pensionistësh, marrin një emërim nga qeveria, këtu nis e mbaron detyrimi i tyre politik. Askush nuk e di se si e përmbush prefekti detyrimet në nivel qarku për sektorin e bujqësisë, arsimin, pë, turizmin kulturën nuk ekziston, cili ka ngritur shqetësimin se shkollat janë braktisur nga nxënësit, përkrahjen sociale. Drejtuesi i SPAK ngriti alamrin disa ditë më par╒ për krimin në institucione. Opozita do ta votojë kundër, do të jetë një institucion që duhet të shfuqizohet.