Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë, teksa ka kujtuar regjimin e diktaturës dhe izolimin e vendit për vite me radhë.
Ai tha se asokohe nëse do të futeshin turistë në vendin tonë, do të duhet më parë të kalonin nga berberi, pasi nuk lejoheshin flokët dhe mjekra e gjatë. Ai e cilësoi asokohe Shqipërinë si Koreja e Veriut.

“Në fakt unë thjesht do t’ju them disa fjalë për këtë vend që kemi ardhur. Do ta filloj me faktin që në këto vite jetë tonat, për mua dhe Mirelën, për brezin tonë, ne kemi njohur një periudhe të izoluar nga të gjithë ju. Nga ju që keni ardhur nga perëndimi dhe ju nga lindja. Ju që vini nga lindja, mund ta kuptoni më mirë gjithçka që kemi kaluar. Ajo që kemi kaluar ne, është përtej imagjinatës të izolimit që kemi përjetuar ne. Deri para 3 dhjetëvjeçaresh kemi pasur turistë të zakonshëm. Në atë kohë Shqipëria ishte Koreja e Veriut të Europës. Me imperializmin, ishim në luftë. Ata kishin ardhur në një vend që ne ishim krenarë, por ishim i vendi marksist leninist në botë, i vërtetë. Arrestoheshin kur ishim me mjekër. Turistët nuk do të kishin pasur mundësi që të hynin në Shqipëri pa kaluar më parë te berberi. Imagjinoni se sa e thellë ishte izolimi.”, tha Rama.

Rama foli për edhe për gabime sa i takon sektorit të turizmit, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ishte Zvicra. “Jemi këtu sot si pala mikpritëse. Ju në këtë vend që keni ardhur, mund të takoni të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, myslimanë dhe bektashi. Kemi një besim që shkon mbi çdo fe, që është mikpritja. Kodi i Lekë Dukagjinit thotë; Perëndia është ai që të ka ardhur në shtëpi. Shpresoj që sot të ndiheni si perëndi.”, theksoi ai.