Mesa duket marrëdhënia e Heidit dhe Eglës është prishur ditët e fundit.
Të dyja banoret kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën. E kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme, ku teksa Meriton Mjekiqi u thotë që të flasin së bashku e të sqarohen, dy banoret hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës.
Egla: Ti ke lënë që gjërat të ndodhin.
Heidi: Që aty ka filluar paqëndrueshmëria jote. Ka qenë paqëndrueshmëri totale se ti ngaqë e ke lojë, ti nuk di ku je, ti je një mizë pa kokë.
Egla: Kur?
Heidi: Që kur ka qenë te living, unë të kam fol, të kam injoruar që bëje lojërat me Lidin dhe më thërrisje në dhomë dhe më flisje keq për Romeon.
Egla: Unë kam folur keq për Romeon? Shyqyr që ka video.
Një debat ka ndodhur mes Erjolës dhe Meritonit ditën e sotme. Kjo për shkak se Meritoni është betuar për djalin e tij se nuk i shikon si lojtare Erjolën dhe Rozën, gjë e cila e ka nevrikosur shumë Erjolën.