Bradley Barcola, lojtari i PSG dha mendimin e tij pas kualifikimit në Champions ndaj Barcelonës.

“I thamë vetes që kishim ardhur për të fituar, kemi punuar shumë gjatë javës për ta bërë këtë. Ne ishim gati taktikisht, e patë besoj. Bëmë atë që duhej bërë. Ne punojmë si ekip si në mbrojtje ashtu edhe në sulm; kur luajmë kështu, mendoj se jemi të pandalshëm. Çelësi për mendimin tim ishte intensiteti” – Tha Barcola.