Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, ka parashtruar dy kërkesa procedurale ndaj opozitës teksa ka ironizuar me Ervin Salianjin kur i tha se ai mund ta përdorë edhe mikrofonin si shkop bejsbolli.
“Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejsbolli. Unë do ta ribëj kërkesën time për këtë komision, qe ta dëgjojnë dhe ekspertët që kemi thirrur. Veprimtaria e këtij komisioni është të hetojë, jo të shpallë fajtorë. Korrigjoni verbin tuaj. Kërkesa e dytë që kam është që propozoj te ndryshojmë rendin e ditës. Të njohim ekspertët me objektin e këtij komisioni dhe t’i ngarkojmë me detyrat për mbledhjen e informacionit”, tha Gogu.