Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka hapur një llogari në TikTok, duke premtuar se nuk do të shihet duke kërcyer në platformën e mediave sociale të njohura nga të rinjtë.
Kanali më i ri zyrtar qeveritar “rrit ofertën e informacionit për qytetarët, të cilët gjithnjë e më shumë informohen dhe diskutojnë politikën në TikTok“, tha në një deklaratë zëdhënësi i Scholz, Steffen Hebestreit.
Llogaria do të ofrojë “një vështrim te prapaskenave të jetës së përditshme të qeverisë”, tha Hebestreit.
Scholz bëhet lideri më i fundit perëndimor që i bashkohet platformës së mediave sociale në pronësi kineze, pavarësisht shqetësimeve të përhapura të sigurisë dhe shqetësimeve për dezinformimin.
Joe Biden hapi një llogari në shkurt, në kohën e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në SHBA, në një përpjekje për të arritur tek votuesit më të rinj.
Prania e Biden në kanal, megjithatë, nuk e pengoi atë të ngrejë shqetësime për pronësinë e platformës me udhëheqësin kinez, Xi Jinping , gjatë një telefonate këtë muaj.