Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer për herë të parë se ka abortuar një fëmijë me ish-partnerin e saj. “I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu. Parneri e donte po se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”- tregoi Roza. Menjëherë pas kësaj deklarate në “Big Brother VIP”, të shumta ishin komentet negative për moderatoren, ku nuk kanë munguar as ofendimet dhe kryqëzimet në rrjet.
Rreth këtyre komenteve ka reaguar ashpër ish-banorja e “BBV” Mikela Pupa, e cila tha se të sjellësh në jetë një fëmijë është shumë përgjegjësi e madhe, sepse duhet ti japësh atij familjen dhe dashurinë që të ka munguar ty, ndërsa shtoi se sfida më e madhe në jetë është të gjesh babain apo mamanë e duhur për fëmijët e tu.