Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në Breaking në Top Neës komentoi deklaratat e fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sulmet e Metës ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumanit, deputeti i konsideron të ekzagjeruara për një ish-president.

“Unë nuk e kam konsideruar veten letër higjenike një përdorshme, se mund të pastroj fytyrën apo ndonjë gjë tjetër, unë jam mësuar në jetë të kem zgjedhje, fytyrën edhe identitetin kam qejf ta mbaj përtej deputetit, sepse dua të rris ata fëmijët e mi në Lushnjë, nuk kam ndërmend në Tiranë.

Tek pjesa e zotit Meta, duhet me e pa edhe çik situatën, nëse nuk merr fund pjesa e vulës do të ketë kosto shumë të madhe, se si qysh dhe tek do të jetë rezultati final i gjykatës, kam bërë edhe unë nganjëherë me trangull sallator, kam dashur të jap një mesazh të caktuar dhe këtë e bën një njeri për të vënë në dukje atë problematikën e momentit, shalqi me radhë, kurse bërë nga një ish-president, duken pak të ekzagjeruara, nuk jemi mësuar me gjëra të tilla. Ka një krizë të madhe PD zyrtare apo jo, apo çdolloj grupimi, imagjino partitë e tjera që janë inekzistente. Qokat i ka bërë gjithmonë PD edhe për këshilltarë nëpër rrethe”, tha Korreshi.