I ashpër ka qenë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të Partisë. Ai akuzoi Kryemadhin se djegia e mandateve ka bërë që gjysma e partisë së ikë në emigracion. Nga Pallati i Kongreseve, Ilir Meta i bëri thirrje të gjithë personave që duan të qëndrojnë me Ilir Metën, të qëndrojnë pa bërë lojëra. Ndëra ata që duan të largohen, i bëri thirrje që t’i japin dorën dhe të vazhdojnë rrugën.

“Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçios e për të bërë lojërat e atij tarrallakut e ka shumë gabim. Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, shkollën e Fatos Nanos, shkollën e Sali Berishës. I ka bërë të gjitha shkollat që i duhen për t’u përballur me këtë mafie. Ishin dy kompani izraelite, njëra punonte për Bashën, tjetra për Ramën, të dyja për Ramën. Punonte vetëm për të asgjësuar LSI-në. Nepotizmi është shkaku pse jemi këtu. Për shkak të djegies së mandateve gjysma e partisë është në emigacion, ky është qëllimi i Rilindjes. Por ne do t’i sjellim me 5 prioritetet tona, me 4 milionë shqiptarë plus. Mbi të gjitha me organizimin, që sot fillon nga e para. Do bëjmë bilancin e ditës së sotme dhe do ta fillojmë nga vetja. Faktor kombëtar për fitoren mbetet organizmi, thoshte Stalini” – tha ai.

Meta tha se jetojmë në një kohë të trazuar, por po synohet asgjësimi i popullsisë.