Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS është rimbledhur këtë të hënë. Nënkryetari Toni Gogu deklaroi gjatë fjalës së tij se rikonfirmoi qëndrimin e mazhorancës për të kryer një hetim të plotë konform ligjit e larg retorikës politike.
“Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale. Kaq ishte e gjitha, Ervin”, deklaroi Gogu.
Anëtarët e komisionit ranë dakord të miratojnë kërkesat e ekspertëve për të mbledhur informacion në mënyrë që më pas të vijohet me planin hetimor.