Kim Kardashian dhe motrat e saj morën edhe një herë vëmendjen e miliona ndjekësve të tyre në rrjetet sociale, me postimet që bënë nga plazhet ekzotike, ku kaluan disa ditë pushime. Postimi i 43-vjeçares në Instagram në orët e para të së hënës, më 8 prill, ka grumbulluar gati 2.5 milionë pëlqime në vetëm pak orë.
Në postim, Kim Kardashian pozon me një rroba banje të vogla nga koleksioni i saj dhe një kapele kauboj në kokë. Në një foto, ajo pozoi teksa fliste në telefon me dikë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678PreviousNext
Megjithatë, në shumicën prej tyre ajo pozon duke bërë disa selfie. Me të kanë qenë edhe motrat e saj Khloe dhe Kourtney Kardashian, siç ka bërë të ditur ajo në postimin e saj. Me Chloe, ato janë fotografuar së bashku, të shtrira në rërë.