Komisioni hetimor parlamentar i Shëndetësisë është rimbledhur këtë pasdite vetëm me anëtarët e PS, pasi opozita nuk ishte prezentë. Kështu, anëtarët e PS kanë miratuar planin e saj hetimor me 8 vota pro, dhe ka rrëzuar atë të opozitës
“Plani ynë është më i gjerë dhe përfshinë edhe propozimet e opozitës”, deklaroi Plarent Ndreca, nënkryetar i këtij komisioni. Më herët mbledhja u shoqërua me debate mes palëve politike, por pa arritur asnjë rezultat.