Ka nisur dhe është mbyllur me debate komisioni hetimor për Shëndetësinë për ditën e sotme.

Socialistët kanë kërkuar që kryetarja e komisionit Albana Vokshi të jetë ajo që informon Sekretarin, gjë që është konsideruar si përpjekje për të monopolizuar drejtimin e komisionit nga Vokshi.

Gjatë debatit, Plarent Ndreca ka akuzuar kryetaren Vokshi se po thyen Kodin e Etikës.

Ndërkohë Vokshi u shpreh se nuk mund t’i bëhet presion dhe shantazh stafit të komisionit.

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë ka caktuar edhe ekspertët, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca.

Ekspertët:

Franci Nuri- PD

Meri Lika- PD

Bledar Skënderi- PS

Ermir Bejtja- PS

Nesër në orën 13:00 do zhvillohet mbledhja e radhës.