PS ka propozuar 6 anëtarët e saj për PS për Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin apo të influencës së huaj në Shqipëri. Deputeti Erion Braçe është propozuar si kryetar për drejtimin e punës së komisionit, ndërsa si anëtarë të tjerë deputetët Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.

Anëtarët e propozuar nga PS

Erion Braçe (kryetar komisioni)

Bledi Çuçi

Mimi Kodheli

Pandeli Majko

Enslemvera Zake

Etilda Gjonaj

Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Nga ana e grupit të PD ende nuk ka asnjë emër të propozuar, kurse nga grupi parlamentar “Aleanca per ndryshim” do të jetë anëtar Fatmir Mediu. Mesila Doda është propozuar nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim”.

73 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë votuan pro këtij komisioni kurse 7 ishin kundër. Ky komision u kërkua nga Partia Socialiste dhe ka në fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.