Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenim, Kosova Kosovës iu hap rruga ditën e djeshme për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Me anëtarësimin në KiE, raporti i Dora Bakoyannis për Kosovën pritet të kalojë në Këshillin e ministrave, i cili është vendimi përfundimtar për anëtarësimin ne organizate. Konkluzioni i Këshillit të Ministrave pritet të jepet në mesin e muajit maj.

Vendimi u përshëndet edhe nga politika shqiptare. Deputetja e PS Etilda Gjonaj e ka vlerësuar votimin e djeshëm si një hap të rëndësishëm që i hap rrugën Kosovës për tu bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Etilda Gjonaj: Ne si delegacion shqiptar kemi bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme me delegacionin, me kolegët tanë, me miqtë tanë të Kosovës, duke mundësuar që edhe në bashkëpunim me delegacionet e të 46 shteteve të kishim sot këtë vendimmarrje pozitive. Ne i falenderojmë të gjithë delegacionet e shteteve që na mbështetën në ktë rrugëtim të Kosovës.