Kryeministri Edi Rama mbërriti ditën e djeshme në Paris, në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron.

Gjatë vizitës së, pritet që kreu i qeverisë shqiptare të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Kryeministri ndodhet në Parsi për një vizitë dyditore me ftesë të presidentit frances Emmanuel Macron. Në orën 8:30 Rama ka zhvilluar një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.

Kryeministri Rama ka publikuar një video nga ky mëngjes në Paris dhe shkruan: Mëngjesi në Paris me Unionin e Sipërmarrësve të Francës.
Në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Kryeministri Rama do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron, ku do mbajnë një deklaratë për shtyp.