– Teksa janë mumëruar thuajse 100% të votave dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së kryeson në rezultatin për presidente të Maedonisë së Veriut, me 362.682 vota, apo 40,08%, i dyti renditet presidenti aktual Stevo Pendarovski, nga LSDM me 180.306 vota, 19,93%.

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, partia më e madhe e shqiptarëve atje, ka marrë 120.903 vota (13.36%). Ndërsa kundërkandidati i tij, Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, i mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e qeveris në Kosovë, ka marrë 83.356 vota (9.21%).

Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski do të garojnë në një rund të dytë votimi më 8 maj. Davkova fitoi në 60 komuna të vendit, Pendarovski fitoi më së shumti vota në tri komuna, Bujar Osmani në 15, dhe Arben Taravari në një komunë.

Komunat ku dolën të parët Bujar Osmani e Arben Taravari:

Bujar Osmani ka fituar në Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,813 %), Pllasnicë (6,813 %), %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tearcë (41,30 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %) dhe në Shutkë (37,11 %).

Arben Taravari fitoi më së shumti vota vetëm në Gostivar (32,26%), komunën të cilën e udhëheq si kryetar.