Romeo është përballur me komentet e banorëve të shtëpisë në lidhje me gjestin e tij që bëri gjatë primes së kaluar, ku Vëllai i Madh i siguroi atij dhe Heidit një suitë për të shijuar disa momente bashkë.

Romeo nuk i kushtoi rëndësi Heidit dhe shpesh herë dilte jashtë për të debatuar me Julin. Banorëve të tjerë kjo i bëri shumë përshtypje dhe nuk iu duk normale që la vetëm Heidin për të qëndruar me banorët e tjerë në oborr.

Romeo: Më ofendoi Juli dhe qëndrova. Prekem i kthej përgjigje julit, futem tek dhoma e rrëfimit dhe shkoj tek Heidi. Unë 1 ore e 45 minuta nuk jam marrë me Julin.

Ledjoni: Pse ti vendose të mos e shijoje?

Rpomeo: E shijova.

Ledjoni: Kur e shijove ti suitën?

Romeo: Nga momenti që nuk më kanë shqetësuar të tjerët. Juli më ofendoi.

Lejdoni: Kur u ndamë bashkë, më ke bërë një pyetje, a kemi ne një kanal? Ndërkohë që mund të shijoje qëndrimin me Heidin?

Roemo: Këtë pyetje e kam bërë edhe tek kazerma.

Heidi: ka qenë një moment që jam mërzitur shumë. Ishte kohë e gjatë, nga ana tjetër Romeo është emocional dhe ka nevojën të argumentoj e të mbajë pozicionin e vetë. Ai kishte nevojë të bënte këtë debat dhe donte të mbante emocionin e vetë. Unë jam mërzitur e kjo e është pjesë e imja dhe Romeos. Romeos po i the një ofendim do rrijë dhe do argumentojë, unë kështu e justifikoj.