Një aksident ka ndodhur pak më parë në Fier, ku një 35-vjeçar ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur një 71-vjeçar, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia njofton se i moshuari është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.

Policia njofton se i moshuari është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.

Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.