Partia e Lirisë ka mbledhur sot Kryesinë e saj, ku janë prezantuar edhe disa ndryshime. Në fjalën e tij, kreu i PL-së, Ilir Meta tha se propozon që Sekretare për qarkun e Tiranës të zgjidhet Erisa Xhixho, ndërsa sekretar për Korcën të jetë Tedi Blushi.

Nga ana tjetër, Meta u shpreh kritik, duke theksuar se se do t’i jepet fund nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturat dhe kakofonisë në drejtim.

“Statuti do e ndërtojë këtë parti me baza të reja duke i thënë fund nepotizmit, duke i thënë fund mosmbajtjes së përgjegjësive, kakofonisë në drejtim dhe lënies hapësirë për alibi e shfajësime për ata që nuk përmbushin detyrimet e tyre.

Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë.

Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatin e autobusit.

Duhet shpejtësi, duhet vendimmarrjes, fuqizim i organizmit dhe përqendrim i mesazhit te 5 prioritetet dhe një vendimmarrje vertikale në zbatimin e çdo vendimi që merr konventa dhe gjitha forumet më pas”, tha Meta.

Në fund, Meta u shpreh se kjo është një periudhë e ngarkuar me përgatitjet për Konventën Kombëtare pasi synohet të ndërtohet një parti me një strukturë krejtësisht të re.