Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 116 vota pro dhe 1 kundër, pr.ligji për Amnistinë Penale.
Pas një seance maratonë në parlamentin e Shqipërisë është votuar amnistia penale me 116 vota pro dhe 1 kundër. PS dhe Rithemelimi kanë finalizuar dakordësinë e arrritur më parë. Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.
Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.