Misioni sekreti i Heidit, që i bëri banorët të besojnë se Lidi është vëllai i saj sekret, u realizua me sukses.

Konkurrentët besuan se Lidi ishte vëllai me të cilin Heidi nuk fliste prej vitesh, madje Romeo e konsideroi vëllanë e tij. Disa prej banorëve, hodhën dyshimet se Heidi e kishte të inskenuar të gjithë situatën, ndërsa Erjola pyeti nëse “publiku ha bar” që nuk sheh se Heidi s’ka emocione.

Në spektaklin e sotëm, Heidi shprehu zhgënjimin për Erjolën, ndërsa kjo e fundit argumentoi qëndrimin e saj.

Heidi: Më bëri përshtypje Erjola, se e mendoja të drejtë ndaj meje. Këtë mllefin që kanë nga brenda dhe përmendin situata sikur i kam bërë unë me dashje, nuk më pëlqen fare. Nga të tjerët, asgjë e re, është një konfirmim i pastër. Mua vëmendjen nuk ma jep Vëllai i Madh, rëndësinë në këtë shtëpi ma jepni ju.

Erjola: S’ma mori mendja që është mision, por e pashë që nuk është reale, se nuk mund të sillës ashtu me gjakun tënd. Ia thashë dhe në sy që me këtë skemën, më kë futur në dyshime të thella. Kur mësuam që ishte mision, dolëm gropë.

Rike: Thashë publiku ha bar, por kur pashë Heidin që sillej aq ftohtë me gjakun e vet, thashë si nuk e sheh publiku që s’ka emocion fare.