Ofendimet në rrjetet sociale janë kthyer në një shqetësim masiv. Tifozët mezi presin të gabosh që të të “kryqëzojnë” me komente. Që shkojnë deri në makabritete të tilla si duke shpresuar në vdekjen e një “engjëlli” që pret të vijë në jetë.
“Lexoj komente në Instagram ku më urojnë vdekjen e vajzës sime që nuk ka lindur ende… Sigurisht që një gjë të tillë nuk kanë guxim të ma thonë në fytyrë, sepse e dinë se do të kenë probleme.
Por, në komente fyejnë dhe ofendojnë gruan, vajzën dhe vogëlushen që pritet të vijë në jetë. Është një botë mizore dhe ty të duhet të dish si të jetosh dhe si ta përballosh.
Unë di si t’ia dal, por thjesht nuk di çfarë të them më, më kanë mbaruar fjalët… Është vërtetë serioze dhe e rëndë të urosh vdekjen e një fëmije!