Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në një takim Prokurorin e Përgjithshëm të Mbretërisë së Spanjës, Alvaro García Ortiz.
Manja foli për qëndrime të përbashkëta dhe bashkëpunim të shkëlqyer në fushën penale.
Sipas tij, fuqizimi i drejtësisë është rruga drejt një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.
“Kënaqësi të ndaj qëndrime të përbashkëta për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërgjyqësor në fushën penale ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, me Prokurorin e Përgjithshëm të Mbretërisë së Spanjës, Alvaro García Ortiz. Fuqizimi i drejtësisë është rruga drejt një shoqërie të drejtë dhe të barabartë”, deklaroi Manja.