Ka nisur pa prezencën e përfaqësuesve socialist, Komisioni Hetimor për Shëndetësinë. Në këtë komision morën pjesë përfaqësues të opozitës. Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Albana Vokshi tha se Edi Rama dhe të tijët kanë frikë nga hetimet e Komisionit, prandaj dhe kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm.

Vokshi në mesazhin e saj nënvizoi se Komisioni Hetimor duhet të nisë punën sa më parë, që hetimeve për koncesionet në Shëndetësi t’ju shkohet deri në fund.