Nga Hermes Kafexhiu

Tani kjo lojë gjasme e rafinuar meriton një dyshim që ka për hise të vërtetën. E vërteta është ajo që përballë opinionit publik jep me domosdoshmëri garancinë për besueshmërinë.

Ne jemi në disa dekada ku spektakli ndikon në rutinën shoqërore, ku përfaqësuesit publik përpiqen të jenë çdo ditë në vëmendje të ekraneve për tu konsideruar. Shumica e tyre nuk përpiqen për të thënë ato që qëndrojnë por ata kanë primare të ndërtojnë raportin me median.

Edhe kjo është kthyer në një barsaletë dëshpëruese: Që të dukesh sa më shumë, duhët të zhurmosh dhe që të zhurmosh ti mbijeton.

A nuk ngjan dhe Gazment Bardhi këto ditët e fundit me lojëtarët e Big Brotherit dhe veçanëriht me vajzat e formatit. Ndoshta Bardhi nuk mund të ngjaj drejtpërdrejt me Eglën se mbase nuk ha majdanoz apo me Ilnisën që ka një të dashur kosovar, por Bardhi është fund e krye i ngjashëm me ato.

Gazment Bardhi ka rrëmbyer vëmendjen publike me një histori që vërtet është e pluhurosur dhe nga ngritur historinë e mistereve të njëriut me kapele dhe targave si në filmat e Polanskit dhe po e hedh këtë çdo ditë në rrugën e rrjeteve sociale për të na treguar ne se ai është aty.

Unë nuk arrij ta kuptoj se ti kur e nxorre këtë dosje dhe e çove tani përpara drejtësisë, përse vijon ende?

Dosja shkoj në SPAK, SPAK do ta gjej njëriun misterioz me kapele. Ti për çfarë e mban këtë himn, njëlloj si Egla që 1 në 10 fjalë “përdor vogëlush, qumështor etj” apo si Ilnisa që përdor “je e neveritshme, patetike etj”.

Kjo përsëritje për çfarë ndodh kur ti ia çon drejtësisë këtë gjënë ?

Kujt do duhet t’i provosh Gazment Bardhi që ti po e bën këtë zhurmë për interesin e dikujt, kush është ai njëri që ndoshta ska kapele po ka syze dhe mjekër që po të jep ca para për të përmendur Olsi Ramën.

Trego Bardhi kush ndërmjetës të vjen te Elizeja !

Nëse Egla dhe Ilnisa e bëjnë gjithë atë kaos vëmendjeje për publikun, ti për llogari të kujt e bën ?