Do të mbahet sot seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Mediu sapo ka mbërritur në ambientet e GJKKO së bashku me avokatin e tij.
Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.