Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante një letër me disa fjalë të ndjera Rikes, ku i kërkonte falje për gjithçka që ka ndodhur mes tyre.
“Duke të falenderuar që tregove anën tënde njerëzore kur unë u ktheva nga Dhoma e Bardhë, me një dhimbje që nuk do të doja që ta përjetoja… dhe më fal 1 mijë herë për çdo gjë që ka ndodhur mes nesh, të faleminderit shumë!”- shkroi ai.
Pas leximit të letrës, Rike është ngritur për t’i dhënë një përqafim Meritonit.
Rikujtojmë se disa javë më parë, Rike dhe Meritoni u përfshinë në një debat të ashpër, ku ky i fundit hoqi rripin e pantallonave “për t’i vërtetuar se ishte burrë”.