Juristja, Brizida Gjikondi në një intervistë në “Special Report” në ABC News, ka analizuar deklaratat e kreut të PL Ilir Meta, dhe akuzat e këtij të fundit drejt SPAK.
Gjatë kësaj interviste, Gjikondi tha se Ilir Meta me lëvizjet e tij po kërkon që “njollën e zezë” të turpit të partisë, t’ia lërë, Monika Kryemadhi, ndërsa nënvizoi se kërkon të marrë vëmendje me sulmet ndaj drejtësisë.
“Nuk ka çfarë të ofrojë përveçse një degradim. Është zhbërë aq shumë si figurë, dhe është bërë shumë qesharak dhe i neveritshëm dhe burgu do të ishte shumë. Sot në Shkodër ka sulmuar sërish Dumanin dhe ndërkombëtarët. Mendoj që kemi të molepsura edhe degradimin moral por edhe psiqik. Kërkon të shpëtojë biznesin e tij me çdo kusht, biznes me shumë mëkate dhe gjynahe që drejtësia shpresoj të ja zbulojë deri në fund. Të gjithë shqiptarët e njohin dhe të gjithë e kanë parë edhe 2 marsin e tij të famshëm. Nuk besoj se do të ketë surprizë”, tha ajo.