Gazetari Flamur Vezaj ka zbuluar detaje nga dosja e SPAK ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas tij, ish-presidenti po hetohet si Arben Ahmetaj, pra po i hetohen burimet e pasurisë.
“Gjuha e përdorur nga Meta është shumë banale, ngjan më shumë me komentet e Facebook nga persona e gjithë loja është, por shkak se ka një vit që nuk ka reaguar, ka heshtur, po i afrohemi edhe procedurave të SPAK-ut nga tre apo 4 çështjet e familjes së Metës, duke qenë se për një vit nuk reagoi priti të bënte një marrëveshje të caktuar duke qenë se nuk u gjet, ka nisur të drejtohet me… ka gjetur këtë gjuhë, hetimet penale nuk e di si do të dalin, për hetimin, modeli i zotit Ahmetaj, i është hyrë pasurisë së tij për të nxjerrë të ardhurat, shpenzimet, nëse hyjmë me çështje konkrete, unë kam qenë pak ditë pas arrestimit të Ismailajt, është një hetim i nisur nga 2012, në 2015 është arrestuar, ka dalë nga burgu, hetimi nisi në 2019 nuk është nisur me emrin e zotit Meta, që ka gjurmë brenda saj po.
I kërkonte 200 mijë dollarë një ditë para zgjedhjeve, tek pjesa e lobimit, SHBA është treguar shumë e gatshme, është një dosje e kompletuar, ka të dhëna që kompania e kontraktuar nga LSI në 2016 sipas DASH 267 mijë dollarë dhe në 2017 30 mijë dollarë për të marrë pjesë në kohën e takimit me kongresmenë dhe politikanë. Pagesat nuk janë deklaruar në KQZ”, tha Vezaj në Top Story.