Ilir Meta nuk u ndal as këtë të diele në sulmet e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.
“Ky njeri shpreson të kapë ndonjë laraskë, dhe lëshon buburrecat. Ilir Meta është burrë dhe nuk trembet”- tha Meta.
Reagimi në bllok i ambasadave ndërkombëtare, që dënuan presionin e Metës ndaj Altin Dumanit, që po heton dosjet e tij, kreu i Partisë së Lirisë thotë se nuk e bëjnë të tërhiqet nga akuzat për kreun e SPAK.
“Jam i bindur që ndërkombëtarët që kanë bërë deklarata, mund të kenë mundësinë t’i shikojnë se çfarë ka thënë Dumani. Ata bëjnë mirë, që nëse iu është kërkuar ndihmë nga buburrecat e Edi Ramës, apo kryebuburreci në drejtësi, kjo nuk na habit se deklarata të tilla kanë bërë dhe disa miq të McGonigal që merrnin lekë dhe puse nate nga Rama. Nëse është Dumani si heq asnjë presje. Nëse është sozia që mund ta ketë bërë Berisha, me qëllim për të diskretituar SPAK, është gjë tjetër.”- u shpreh Meta.
Shpërthimet e ditëve të fundit për tradhti brenda partisë dhe divorci politik tashmë i bërë publik me Monika Kryemadhin, Meta tha se nuk janë lojë për t’i shpëtuar drejtësisë por për t’i dhënë fund dualizmit në drejtimin e PL.
‘Ju niseni nga informacioni nga grupi i zjarrit? Nuk ka asnjë lojë, ose loja është e hapur!’- u shpreh Meta.
Të shtunën e ardhshme Ilir Meta ka thirrur konventën kombëtare, ku do të bëjë veten President, e do t’i japë poste vetëm të besuarve të tij, duke larguar nga ekipi drejtues grupin Kryemadhi.