Ilir Meta ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Menjëherë sapo ka mbërritur Meta iu turr një prej bahskëpunëtorëve të tij duke e kritikuar për një gabim.
Ky i fundit mesa duket kishte postuar në facebook e Ilir Metës dhe kishte bërë një gabim ortografik.
Meta: Hajde shpejto, shpejto
Meta: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin?
Bashkëpunëtori: Po.
Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin.
‘Po ti ça bën, jo mo jo ti je i ri. Ti je gangster,’ i thotë Meta një simpatizanti tjetër.
Më pas një anëtare e PL-së i thotë Metës të marrë bexhin para se të hyjë. Meta i përgjigjet pritet se do hyj prapë unë, të punoj me ritmin tuaj 700 vjet ri Rama në pushtet.
Më pas Meta hyn në sallë duke iu bërë thirrje të gjtihëve të shpejtojnë: Vrap këtu, iu bën thirrje Meta.
Më pas nga pamje duket që salla është bosh dhe njerëzit duken që nuk kanë ardhur. Për këtë Meta iu kërkon llogari bashkëpunëtorëve duke thënë se në 10:00 unë filloj Konventën.