Në “San Siro”, Milan fitoi 3-0 kundër Leçes dhe “blindon” kështu vendin e dytë në Serie A.
Në 20 minutat e para kuqezinjtë e Piolit shënuan dy herë me Pulisic dhe Giroud, ndërsa goli i tretë u shënua nga Leao në të 57 minutë.
Adli ishte deçiziv për kuqezinjtë me dy pasime finale. Te Leçe për 90 minuta luajti Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha u fut në minutën e 78-të.