Pas një përpjekjeje të dështuar në vitin 2013, Milano po përpiqet sërish të largojë nga rrugët e tij ngrënësit e akulloreve gjatë natës. Pushteti vendor vendor propozoi një ligj të ri që mund të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.
Për shumë njerëz, një akullore natën vonë është pjesë e kulturës italiane, por kjo është në rrezik, sipas një ligji të ri që mund të miratohet, me argumentin se prishet qetësia e banorëve. Marco Granelli, nënkryetar i bashkisë, tha: “Qëllimi është të kërkojmë një ekuilibër midis shoqërimit dhe argëtimit si dhe dhe paqes dhe qetësisë së banorëve”. Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime në ligj.