Investitorja miliardere vietnameze Truong Mi Lan është akuzuar për mashtrim bankare shumë miliarda dollarëshe në gjyqin më spektakolar në historinë e Vietnamit, raportoi sot BBC. Truong Mi Lan 67 vjeçe, me origjinë kineze, akuzohet për grabitjen e një prej bankave më të mëdha të Vietnamit, Saigon Commercial Bank, prej 44 miliardë dollarësh gjatë një periudhe 11-vjeçare dhe ajo i mohon akuzat.

Prokurorët thonë se 27 miliardë dollarët mund të mos rikthehen kurrë. Prokurorët thirrën 2700 persona për të dëshmuar gjatë gjyqit, ku përfshiheshin 10 prokurorë të shtetit dhe rreth 200 avokatë. Dëshmitë gjenden në 104 kuti me një peshë totale prej gjashtë tonësh. Përveç Truong Mi Lan, 85 persona të tjerë janë në gjyq dhe ajo dhe 13 të tjerë përballen me dënimin e mundshëm me vdekje.

Ajo akuzohet gjithashtu se ka marrë ryshfet për t’u siguruar që kreditë e saj nuk janë kontrolluar kurrë, dhe një nga të pandehurit është një ish-kryeinspektor në bankën qendrore, i cili mund të përballet me një dënim të përjetshëm për marrjen e ryshfetit prej pesë milionë dollarësh.