Këtë të shtunë të muajit Prill ministri për kulturën Blendi Gonxhja është takuar me Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri.
Takimi me zotin Anar Hyseynov ka patur synim zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.
Gjithashtu është diskutuar për ndërveprimin ekonomik, nxitjen e investimeve dhe rritjen e shkëmbimeve kulturore.
U shpreh angazhimi i përbashkët për organizimin në Baku të një aktiviteti me temë “Shqipëria në Azerbajxhan” që ka në fokus prezantimin e kulturës dhe traditave shqiptare në kryeqytetin e Azerbajxhanit. Gjithashtu u mor zotimi që për qytetarët e dy vendeve brenda një muaji do hiqet regjimi i vizave.