Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka pritur në takim dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se duhet të jemi krenar për diasporën dhe të inkurajohet pjesëmarrja e tyre politike kudo që jetojnë.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të mirëpresja sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare .
Adnan Dibrani është shqiptari i parë që është bërë deputet në Parlamentin suedez dhe tani është edhe kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Arbër Gashi, po punon në pushtetin lokal në Suedi.
Adnan dhe Arbër, së bashku me Arba Kokalarin, deputete e BE-së dhe Aida Birinxhikun, aktualisht deputetja më e re në Parlamentin suedez, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi .
Ne jemi krenarë për diasporën tonë dhe inkurajojmë pjesëmarrjen e tyre politike kudo që jetojnë.