“Izraeli do ta detyrojë Iranin të paguajë çmimin për sulmin e sotëm. Por do të duhet ta bëjë këtë në kohën e duhur.” Kështu tha ministri i Kabinetit të Luftës Benny Gantz.
“Ne do të ndërtojmë një koalicion rajonal dhe do të marrim çmimin nga Irani në mënyrën dhe kohën që është e duhura për ne”, shtoi ai.
Ndërkaq, seanca e kabinetit të luftës izraelite filloi pak para orës 15:00 në Shqipëri në të cilën kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe Benny Gantz do të diskutojnë se si t’i përgjigjen sulmit të mbrëmshëm iranian.