Ministria e Shëndetësisë po tenton të rivërë në zbatim ligjin antiduhan, pra mos lejimin e konsumit të duhanit në ambiente të brendshme.
Gjatë pandemisë së Covid e në vazhdim shumë bare e restorante lejojnë konsumin e duhanit në amabiente të brendshme. Nga ana tjetër ministria kërkon të informojë kryesisht të rinjtë për dëmet që shkakton cigarja elektornike dhe duhani me ngrohje si dhe të vejë në kontroll tregtart ambulantë të mos shesin produkte të duhanit pranë shkollave .
Shtimi i numrit të të rinjve që konsumojnë duhan dhe nënprodukte të tij ka alarmuar edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Është kthery në trend tanimë përdorimi i cigareve elktronike apo karameleve që përmbajnë nikotin duke bërë që të rinjtë të krijojnë shumë shpejt varësi ndaj nikotinës. Në një mbledhje të komitetit ndërsektorial për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit është diksutuar për shtimin e kontrolleve nga policia e shtetit në bashkëpunim me policinë bashkiake në mënyrë që të mbahen në monitorim të vazhdueshëm në ambientet e shkollave dhe jashtë tyre.
Të ndalohen shitësit ambulantë. Ndërkohë shumë shpejt do të nisë një fushatë për informimine të rinjve për rreziqet e duhanit dhe dekurajimin e perdoirmit të produketev të duhanit nga të rinjtë më qëllim mborjtjen e shëndetit.