Momente frike gjatë ndeshjes Udinese-Roma, ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë me topin larg ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës.

Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator, ku lojtari është larguar me barelë duke tundur dorën.

I ndërgjegjshëm, ai u transportua në dhomat e zhveshjes ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij.

Në një atmosferë të tensionuar, drejtori i ndeshjes Pairetto vendosi të pezullojë ndeshjen për disa minuta.