Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni, është bashkuar me djalin e saj, Amarin pas më shumë se 1 jave.
Ditën e sotme, vjehrra e saj Barie Gjuni vendosi që t’ia dorëzonte të birin në polici.
Pasi ka marrë djalin nga Policia e Durrësit, Ile Gjuni e shoqëruar nga efektivët është larguar për në banesën e saj.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, 23-vjeçarja me lot në sy u shpreh se e ka përjetuar shumë keq rrëmbimin e të birit nga gjyshërit e tij nga ana e të atit, duke shtuar se tashmë 3-vjeçari është në duar të sigurta.
“Djali është shumë mirë, në duar të sigurta. Nuk e di se ku e kanë mbajtur.
E kam përjetuar shumë keq. Faleminderit të gjithëve, policisë së Durrësit dhe mediave”, tha ajo për gazetarët.
Pyetjes, “A do i lejosh gjyshërit ta marrin sërish?”, ajo iu përgjigj: “E di shteti dhe prokuroria, gjykata”.